Barcelona përjashton mundësinë e blerjes së Neymarit

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka përjashtuar një mundësi që këtë verë ta blejë nga Paris Saint-Germain ish yllin e saj, Neymar.

Braziliani raportohet se është i vendosur që të largohet nga PSG dy vjet pasi kalimit rekord nga Barca në vlerë prej 222 milionë euro, shkruan Goal.

Zëvendëspresidenti i klubit, Jordi Cardoner, ka thënë se është e pamundur një marrëveshje derisa të mos ketë zhvillime në mes të lojtarit dhe klubit të tij.

“Sa për sot, nuk ka asgjë rreth Neymar, ashtu siç ka thënë presidenti, [Bartomeu]. Është pak e komplikuar”, ka thënë ai.

“Ne jemi aktorë pasivë. E dimë se ai s’është i lumtur në Paris por që situatën duhet ta zgjidh PSG”.

“Nuk kemi folur me ta. Ka respekt të madh në mes të klubeve dhe nëse do të ketë ndonjë ditë diçka për Neymar, do të flasim”.

“Në këtë kohë përjashtohet mundësia e blerjes së tij”.

Të ngjashme