Barçës i dështon transferimi i Paulinhos

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 15:31 | Nga

Barcelona ka dështuar në transferimin e Paulinhos nga klubi kinez Guanzhou Evergrande.

Muajin e kaluar është raportuar se gjiganti spanjoll ishte interesuar në transferimin e brazilianit, i cili më parë ka qenë lojtar i Tottenham Hotspurit.

Klubi i Super Ligës kineze ka njoftuar se nuk e ka ndërmend ta shesë 28-vjeçarin, transmeton Koha.net.

“Paulinho tashmë ka vazhduar kontratën në janar. Ai është lojtar i rëndësishëm për projektin afatgjatë në klub”, thuhet në njoftimin e klubit kinez.

“Për këtë shkak, klubi i ka dhënë përgjigje formale Barcelonës se ne kemi refuzuar një ofertë të tyre për Paulinhon, i cili nuk është në planet tona të transferimeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme