Bashkëlojtarët kanë një lutje për Vidalin

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit te Barcelona.

ashkëlojtarët nga skuadra e Barcelonës kërkuan nga Arturo Vidal të mos largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, raporton “Rac 1”.

Mesfushori kilian ka zgjuar interesim nga Inter ku trajneri Antonio Conte dëshiron të ribashkohet me të në Milano, transmeton lajmi.net.

Por, gjatë fluturimit për në Arabinë Saudite ku Barcelona do ta zhvillojë Superkupën e Spanjës, Vidal u ballafaqua me thirrjet e bashkëlojtarëve të mbetet në Camp Nou.

Jordi Alba, Lionel Messi e Luis Suarez ishin në mesin e atyre që kërkuan nga Vidal të mbetet te Barcelona.

Vidal ka bërë paraqitje të mira në periudhën e fundit duke shënuar edhe gola të rëndësishëm për ekipin e trajnerit Ernesto Valverde.

Të ngjashme