Bashkimi mbledh veten për ndeshjen me Akademikun

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Pas humbjes së fundit të skuadrës dhe dorëheqjes së kryetarit Fadil Sahiti, Bashkimi po kërkon këndelljen në Ligën Ballkanike.

Kampioni i Kosovës, të martën (sot, 19:30) në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit do të përballet me ekipin nga Bullgaria, Akademik Bultex. Ndeshja i takon xhiros së nëntë, derisa për Bashkimin do të jetë e treta. Dy të parat i ka humbur nga Beroe dhe Teuta.

Formë të dobët Bashkimi ka shfaqur edhe në Superligën e Kosovës, ku ka tri fitore e katër humbje. Humbja e fundit nga Trepça vikendin e shkuar çoi në dorëheqjen e kryetarit Fadil Sahiti, që kishte marrë postin para fillimit të këtij edicioni. Sahiti ka dhënë disa arsye për largimin e tij, kurse atë në këtë post përkohësisht e ka zëvendësuar Rini Shpendi.

Situata e krijuar e ka shtyrë Aleksandar Gorskin të largohet. Në klub tash kanë mbetur dy të huaj, Michael Martin e Jordan Capps.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme