Bayern e kërkon drejtorin sportiv te Arsenalit

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich beson se mund ta marrin drejtorin sportiv të Arsenalit, Sven Mislintat, i cili mund të kthehet në Gjermani para se të përfundojë ky sezon

Sipas Independent, Bayern Munich janë shumë të interesuar që në radhët e tyre ta kenë shefin e prurjeve të Arsenalit, Sven Mislintat.

Mislintat vlerësohet për sjelljen e shumë talenteve gjatë kohës sa ishte në Borussia Dortmund dhe është njëri prej njerëzve më të sofistikuar për gjuajtjen e talenteve, derisa Arsenali ka shpresuar se do të arrijë të njëjtin sukses si në Dortmund edhe në Emirates.

Gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, megjithatë, sipas raporteve, Mislintati i ka prishur marrëdhëniet me drejtorin e Arsenalit, Raul Sanllehi.

Thuhet se njeriu që zbuloi Lewandowskin, Aubameyangun, Dembelen, etj, tani dëshiron të largohet nga Arsenali shkaku i Sanllehut, me Bayernin që pritet të përfitojë nga shërbimet e tij.

Të ngjashme