Bayern gjen zëvendësuesin e Ribery

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 09:30 | Nga

Bayern Munich është në kërkim të një anësori, i cili do të mund të luante në vend të Franck Ribery që është në vitin e fundit të kontratës.

Bayern Munich ka nisur bisedimet me agjentin e yllit të Bordeaux, Malcom, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Skuadra gjermane thuhet se bisedimet kishte nisur disa muaj më parë, ndërsa tashmë është afër që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me lojtarin.

Çmimi i lojtarit është rreth 60 milionë euro, aq sa kërkon skuadra franceze.

Për lojtarin janë të interesuara edhe dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenhma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme