Bayerni e udhëheq garën për Havertzin

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti bavarez është i interesuar për mesfushorin ofanziv të Bayer Leverkusenit, i cili po shkëlqen këtë sezon

Bayern Munichu nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i ri i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”

Futbollisti ofanziv është duke shkëlqyer këtë sezon me klubin gjerman dhe pritet të largohet prej aty gjatë verës që po vjen.

Dhe, gjiganti bavarez duket se është duke e udhëhequr garën për mesfushorin e Leverkusenit.

Kampioni aktual gjerman shpreson që ta transferojë Havertzin për 80 deri në 85 milionë euro.

Manchester City dhe Chelsea po ashtu lidhen me një interesim për futbollistin, i cili i ka realizuar 12 gola në 18 ndeshje për Leverkusenin në vitin 2020. 

Të ngjashme