Bayerni i rikthehet fitores në Bundesliga, triumfon te Wolfsburgu

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munichu ka fituar në udhëtim te Wolfsburug me rezultat të ngushtë 3-2 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë arritur t’i kthehen fitores në Bundesliga, duke mposhtur Ujqit pas barazimit ndaj Union Berlinit në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bayernit që arriti t’i shënojë tri gola, kundrejt një të vendasve.

Jamal Musiala (15’) shënoi golin e parë për 0-1, ndërsa Maxim Chuopo-Moting (24’) shënoi për epërsinë 2-0.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 35-të me anë të Wout Weghorst, i cili shënoi për 1-2, por Musiala (37’) dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi 1-3.

Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni kishte diçka më shumë nga loja, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të me anë të Maximilian Philipp, i cili shënoi për 2-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 68 pikë, ndërsa Wolfsburgu në vendin e tretë me 54 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, ndërsa Ujqit udhëtojnë te Sttutgarti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme