Bayerni insiston për Henrichsin

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Muencheni zyrtarisht ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, Benjamin Henrichs që po kërkohet edhe nga ekipi tjetër gjerman, RB Leipzig.

Kështu, ka njoftuar të enjten e përditshmja gjermane “Bild”. Mësohet se Bayerni tashmë ka kontaktuar Monacon, ekip që Henrichs ka kontratë deri në vitin 2023, duke i ofruar rreth 35 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij në janar, transmeton Koha Ditore.

Henrichs 22-vjeçar, te Bayerni shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes, pasi mund të aktivizohet edhe si mesfushor defensiv.

Ai këtë edicion ka gjashtë paraqitje te Monaco dhe aktualisht është i lënduar. Vitin e shkuar Henrichs iu bashkua ekipit francez nga Bayer Leverkuseni për 20 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme