Bayerni shkarkon trajnerin Niko Kovaç

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Bayern Mynihut ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat Niko Kovaç.

“FC Bayern ndan rrugët me Niko Kovaçin”, thuhet shkurt në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Kovaç ishte emëruar për të marrë drejtimin e Bayernit në prill të vitit 2018, ndërsa deri atëherë kishte qenë trajner i Eintracht Frankfurtit.

Në këtë sezon, kroati kishte marrë timonin e Bayernit, duke e pasuar veteranin Jupp Heynckes.

Ai kishte kontratë tre vjeçare me klubin nga “Allianz Arena”.

Përveç Eintrachtit, Kovaç ka drejtuar edhe Kroacinë në Kupën e Botës së vitit 2014, për t’u shkarkuar më vonë për shkak të rezultateve të dobëta.

Raportohet se Massimiliano Allegri, mund të jetë zëvendësuesi i Kovaçit në krye të stolit të Bayernit.

Të ngjashme