Bayerni transferon kapitenin e Leipzigut

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare. Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e kapitenit të Leipzigut, Marcel Sabitzer.

Kjo është bërë e ditur nga klubi bavarez përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Express.

Ai ka nënshkruar kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025.

Sabitzer ishte pjesë e Leipzigut prej vitit 2014, duke u bërë prej lojtarëve kyç të skuadrës dhe duke e pasur edhe shiritin e kapitenit të klubit.

Të ngjashme