Belgjika shkatërron Estoninë 8:1

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 23:00 | Nga

Belgjika ka shkatërruar Estoninë, duke e mposhtur me rezultat 8:1. Derisa Bosnja e Hercegovina ka barazuar me Greqinë në fund të ndeshjes.

Belgjika ka siguruar fitoren e katërt në po kaq ndeshje në Grupin H, duke shkatërruar Estoninë me rezultat 8:1. Golat për belgët i shënuan Thomas Meunier, Eden Hazard, Yannick Ferreira-Carrasco, dy gola Lukaku dhe hat-trick nga Dries Mertens.

Ndeshja tjetër në Grupin H u zhvillua mes Greqisë e Bosnja Hercegovinës, ku këta të fundit ishin duke fituar deri në minutën e fundit të ndeshjes, kur Giorgos Tzavellas realizoi për 1:1 duka ia siguruar një pikë të vlefshme grekëve.

Bosnja kishte mundësinë ta rrëmbente pozitën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme