Benjamin Kololli ia bën sefte në Japoni, shënon gol të bukur nga distanca në fitoren e skuadrës së tij

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Benjamin Kololli ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës Shimizu S-Pulse.

Në mëngjesin e ditës së sotme (sipas kohës sonë lokale), Shimizu u takua me Sanfrecce Hiroshiman në raundin e tretë të “YBC Levain Cup”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u fitua me rezultatin 1:2 nga Shimizu, teksa golin e parë në këtë ndeshje për skuadrën japoneze e shënoi Benjamin Kololli, në minutën e 20-të.

29-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca, teksa pas ndeshjes është shprehur i lumtur me golin e parë në Japoni.

“Shumë i lumtur që shënova golin tim të parë për Shimizu dhe për 3 pikët

Një falenderim i madh për tifozët!

Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja! Më keni ndihmuar shumë

Ju djema jeni të mrekullueshëm!!”, shkroi Kololli në “Instagram”.

Ndryshe, Shimizu S-Pulse ndodhet në Grupin B të “YBC Levain Cup”. Kjo skuadër renditet e dyta në këtë grup me 5 pikë pas tri ndeshjeve. 

Të ngjashme