Besa drejt shuarjes, klubi i dytë më i suksesshëm kosovar s’ka para për të garuar

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori të klubit.

Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.

Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative.

Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.

Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.

Të ngjashme