Besart Berisha i pandalshëm në Australi përsëri, në formacionin e më të mirëve këtë sezon

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Australisë zgjedh formacionin e sezonit, Besart Berisha në krye të sulmit, vendim ky qënuk habiti askënd pasi kosovari shënoi 19 gola këtë sezon pasi u kthye në Australi pas një aventure  në Japoni e tani luan për klubin Western United, transmeton Gazeta Metro.

Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019/20, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

A-League ka mbyllur sezonin e rregullt dhe tashmë po zhvillohet faza ‘Play-Off’ për të gjetur kampionin e sezonit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të zgjedhin formacionin më të mirë të sezonit 2010/20. Pjesë e këtij formacioni është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i cili ka qenë ndër më të mirët këtë sezon në A-League.

Ndryshe, Berisha ka qenë i papërmbajtshëm edhe këtë sezon me golat e shënuar. Prishtinasi ka shënuar plot 19 gola në 26 ndeshje me Western Unitedin.

Berisha që tani ka edhe shtetësinë australiane është golashënuesi më i mirë në historinë e A-League me 116 gola, ku është paraqitur me sukses për tre ekipe. Ai po ashtu mban rekordin për më shumë hat-trick të shënuar me 5 prej tyre.

Të ngjashme