Betim Fazliji: Do të vijnë edhe shumë fitore të tjera, jemi gati për Greqinë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, ka folur për ndeshjen e shkuar ndaj Gjeorgjisë, por edhe të ardhshme me Greqinë dhe Spanjën, që zhvillohen në “Fadil Vokrri”.

Sipas mbrojtësit fitorja do t’i sjell vetëbesim skuadrës dhe do të këtë edhe fitore të tjera.

“Fitoja ndaj Gjeorgjisë ka ardhur në momentin e duhur. E kemi pa që nëse luftojmë bashkë mund të arrihet. Këtë e kemi bërë dje”.

“Do ta japim maksimumin kundër Greqisë dhe Spanjës. Ndeshja e kaluar nga ka dhënë motiv dhe kemi me hi me vetëbesim në këto dy ndeshje”.

“Besoj që pjesa më e bukur e këtij grumbullimi ka qenë dje, ku erdhi firoja e parë. Besoj qe do të vijnë më shumë fitore”, ka thënë Fazliji.

Fazliji është një ndër lojtarët që së fundmi është bashkuar te Kosova, ndërsa me moshën që e ka shihet si e ardhmja e mbrojtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme