Biletat për ndeshjen Kosovë-Angli dalin në shitje nesër në orën 16

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Shitja e biletave për ndeshjen me Anglinë fillon nesër me fillim nga ora 16:00.

Një ditë para se të fillojë shitja e biletave, kompania që merret me menaxhimin e tyre “tiks.app” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.

“Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje nesër nga ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Tutje, “tiks. app” thekson se kërkesat për bileta janë të larta, duke cekur se vetëm 5.5 përqind të kërkuesve arrijnë të sigurojnë biletë.

“Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5 përqind të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”.

Të ngjashme