Bota anulon aktivitetet sportive, në Kosovë organizohet gara e skijimit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Derisa e mbarë bota është duke i anuluar dhe shtyrë aktivitetet sportive, në Kosovë po ndodh e kundërta.

Ligat më të forta evropiane janë shtyrë, e po ashtu edhe aktivitetet e rëndësishme nga sportet tjera.

Në anën tjetër, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës kanë vendosur ta organizojnë garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2020”.

Kjo garë do të mbahet të dielën që vjen në Deçan, respektivisht në Bjeshkën e Belegut.

Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi e mori vendimin që të githa ndeshjet, në krejt sportet në vendin tonë të mbahen pa praninë e shikuesve.

Mirëpo, kjo nuk i ka penguar skitarët që të lëshohen në bjeshkët e Deçanit./ge

Të ngjashme