Buffon nuk është i befasuar nga forma e Interit: Ata kanë vlerën e barabartë me Juven

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Gianluigi Buffon ka thënë se Juventusi vazhdon ta ndjekë Interin, mirëpo nuk është i befasuar nga suksesi i skuadrës së Antonio Contes.

Portieri legjendar ishte në portë për herë të 654 me Zonjën e Vjetër dhe nuk pranoi gol në fitoren prej 3-0 ndaj Crotones.

“Nuk ka dyshim se na duhej fitorja. Mënyra si e arrijmë nuk është e parashikueshme. Në gjysmë orën e parë luajtëm vërtet mirë, e rëndësishme është të ruajmë shpirtin konkurrues dhe vëmendjen për 90 minuta, pa bërë gabime të panevojshme”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

Fitorja i ka ngritur Bianconerët në vend të tretë në Serie A me një ndeshje më pak të zhvilluar, por akoma ndodhen tetë pikë prapa Nerazzurrëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme