Bullgarët përmbysin Partizanin në Tiranë

Tiranë | 29 Qer 2017 | 19:15 | Nga

Partizani e ka nisur keq aventurën në Ligën e Europës, pasi u mund me përmbysje 1 – 3 nga bullgarët e Botev Plovdiv në “Selman Stermasi”.

Xhevahir Sukaj kaloi në avantazh të kuqtë në minutën e 5-të, por bullgarë barazuan me Omar Kossoko në minutën e 27-të.

Todor Nedelev kaloi në avantazh miqtë në minutën e 61-të, ndërsa Kossoko shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën tre minuta para fundit të takimit.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 6 Korrik në Bullgari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme