Canelo Alvarez nokauton Kovalev dhe bën historinë në boks

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Ylli meksikan i boksit, Saul Canelo Alvarez, ka bërë historinë në boks.

Canelo ka arritur të fitojë me nokaut kundër Sergey Kovalev, pas një goditje të fuqishme me të djathtën, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, meksikani ka arritur ta bëjë të vetin titullin e kampionit të WBO, duke u bërë tashmë kampion bote në katër divizione të ndryshme.

29 vjeçari i është bashkuar tashmë emrave si Erik Morales, Juan Manuel Marquez e Jorge Arce në listën e kampionëve të botës në katër divizione.

Boksieri është në hapa të mirë që në fund të karrierës të llogaritët si një nga më të mirët që ishte në ring.

Të ngjashme