Capello jep prognozë: Juventusi mund të fitojë Ligën e kampionëve

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Fabio Capello beson se Juventus ka kualitetet e nevojshme për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian Fabio Capello beson se Juventus ka kualitetet e nevojshme për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e “Bianconerëve” përkundër barazimit 2:2 në udhëtim te Atletico Madrid.

“Kam parë personalitet të madh të shfaqur në një fushë të vështirë si Wanda Metropolitano”, deklaroi Capello për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.

“Bianconerët kanë ditur të vuajnë kur duhej të vuanin, futbollistët e kanë ndihmuar njëri tjetrin dhe kanë dhënë maksimumin. Ishte një tjetër Juventus për dallim nga ndeshja me Fiorentinën”, shtoi ai.

“Janë ballafaquar me Atleticon pa frikë, me shpirtin e duhur të Ligës së Kampionëve”, theksoi ish trajneri i Juventusit. 

Të ngjashme