Cavani mund të kthehet në Serie A

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 17:16 | Nga

“Rikthimi në Napoli? Ajo për të cilën është duke menduar është PSG, por ai gjithmonë ka shfaqur dëshirën të kthehet në Napoli, dhe është normale që në të ardhmen mund të kthehet”

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, në të ardhmen mund të luajë sërish në Serie A, ka thënë menaxheri i tij, Federico Gugliermone.

Asi uruguaian nuk është se ka kaluar momentet më të mira në karrierë këtë edicion, sidomos që nga përplasja e tij me brazilianin Neymar.

Për mundësinë që Cavani të largohet nga PSG drejt ndonjë kampionati tjetër ka folur agjenti i tij, që ka veçuar kampionatin italian si destinacionin më të mundshëm.

“Rikthimi në Napoli? Ajo për të cilën është duke menduar është PSG, por ai gjithmonë ka shfaqur dëshirën të kthehet në Napoli, dhe është normale që në të ardhmen mund të kthehet”.

“Futbolli është kështu, sot mund të them jo kurse pas një viti mund të bëhet po, ndoshta presidenti De Laurentiis do ta kërkojë sërish”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme