Çfarë gabimi i portierit (Video)

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 17:37 | Nga

Gafa e portierit të Ross County në Skoci po bën xhiron e botës. Scott Fox ngriti në këmbë tifozët e skuadrës së tij me driblimin e parë, por më pas e katranosi.

Një prej mbrojtësve të skuadrës skoceze kthen një top të rrezikshëm për tek portieri, i cili me një veprim të zgjuar fillimisht shmang kundërshtarin, sulmuesin e Rangersit, por më pas e harron atë në zonën e tij dhe vonohet për të larguar topin.

Sulmuesi Alfredo Morelo pati kohë të ngrihej dhe t’i merrte topin portierit dhe ta dërgonte i qetë atë në rrjetë. Një gafë e pafalshme kjo për portierin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme