Challandes: Nuk është short i mirë, por…

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve, transmeton Gazeta Metro.

Sot nga ora 18:00, në Amsterdam është bërë tërheqja e shortit për fazën e grupeve për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

E në sezonin e dytë në Ligën C, Kosova do të jetë në grup me: Slloveninë, Moldavinë dhe Greqinë, në grupin C3.

Pas hedhjes së shortit, për ‘Supersport’ ka folur përzgjedhësi i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes, i cili tha shorti nuk është i mirë, por nuk janë të zhgënjyer.

“Nuk është short i mirë, por nuk jemi të zhgënjyer. Greqia e Sllovenia janë kombëtare shumë të forta, por edhe Moldavia ka skuadër të mirë. Ky është një rast i mirë që të bëjmë progres dhe të zhvillohemi si ekip”.

“Unë jam i lumtur, por është mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme, sepse praktikisht jemi në grup të vështirë, por është mirë që luajmë ndaj tyre”, ka deklaruar trajneri zviceran.

Të ngjashme