Chambers humb pjesën e mbetur të sezonit

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Arsenalit, Calum Chambers, do të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj për shkak të këputjes së ligamentit në gjurin e këmbës së majtë.

Lojtari ishte lënduar në ndeshjen me Chelsean të dielën, ndërsa Arsenali tani ka njoftuar se pas testimeve është konfirmuar këputja e ligamentit.

Ai është operuar të enjten, ndërsa “Topçinjtë” kanë bërë të ditur se procesi i rikuperimit do të zgjasë mes gjashtë e nëntë muajve.

Kjo periudhë nënkupton që Chambers nuk do të paraqitet më në sezonin aktual për Arsenalin.

Të ngjashme