Chelsea e gatshme të shkëmbejë Kepan me Donnarumman

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Angli raportojnë se Chelsea është e gatshme që të shkëmbej Kepa Arrizabalagan me Gianluigi Donnarumman që ende nuk e ka diskutuar madje kontratën e re me Milanin.

Portieri italian është nën kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2021 dhe agjenti Mino Raiola ka konfirmuar se nuk ka bisedime serioze mes të dyja palëve.

Kjo gjë kishte ndodhur se fokusimi kryesor i Milanit ishte Zlatan Ibrahimovici, që kontrata i kishte skaduar, mirëpo ajo u rinovua pak ditë më parë.

Pas kësaj, klubi italian riktheu vëmendjen te Donnarumma, mirëpo thuhet se tashmë është shumë vonë dhe ai mund të largohet nga San Siro në këtë afat.

Football Insider raporton se Chelsea është duke negociuar me Raiolan për të transferuar portierin në Stamford Bridge, pasi spanjolli 21-vjeçar nuk është në planet e Frank Lampardit.

Trajneri i ri anglez është duke punuar shumë në këtë verë që të ndërtojë një skuadër që mund t’i sigurojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa në portë e sheh vetëm Donnarumman.

Të ngjashme