Chelsea mund ta rikthejë Ugbon

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Skuadra Chelsea është duke menduar ta tërheqë sulmuesin anglez, Ike Ugbo, nga huazimi.

Futbollisti 21 vjeçar tani është pjesë e skuadrës holandeze Roda JC dhe dyshohet se kjo e fundit e ka shkelur marrëveshjen e huazimit me Chelsean, shkruan Goal.

Dyshohet se Roda JC i ka keqpërdorur të hollat që Chelsea i ka dërguar për ta paguar Ugbon.

Skuadra angleze është duke e hetuar situatën dhe mund të vendosë që ta rikthejë futbollistin në fjalë.

Të ngjashme