Chelsea nuk i futet garës për Mbappen

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Chelsea nuk është e interesuara në transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain, raporton El Nacional.

The Blues tashmë kanë disa lojtarë në pozicionin ku luan francezi dhe nuk duan të investojnë aty.

Thënë hapur, fituesi i Kupës së Botës është aktualisht lojtari më i pëlqyer dhe shumë skuadra të mëdha i duan shërbimet e tij.

Kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk ka shfaqur interesim për ta rinovuar atë.

Real Madridi është favoritë për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo duhet të bind lojtarin me një pagë të majme.

Në garë për Mbappen është edhe Liverpooli, por që nëse ai vendos të lë largohet nga skuadra parisienë si i lirë, atëherë shumë klube do t’i vihen nga pas.

Të ngjashme