Chiellini e ndali aksionin në stilin e një volejbollisti, por i shpëtoi kartonit të kuq

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Giorgio Chiellini ka dëshmuar shpeshherë se është i gatshëm për të bërë çdo gjë, vetëm që kundërshtari të mos shënojë gol.

Në mëngjesin e së dielës, në ora 04:00 sipas kohës tonë, Los Angeles luajti në udhëtim te Real Salt Lake dhe shënoi fitore me rezultatin 1:4.

Chiellini nuk shënoi apo asistoi, megjithatë mori vëmendjen nga kjo ndeshje – shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi italian ndali një aksion të kundërshtarëve me duar, diçka si në stilin e një volejbollisti.

Megjithatë, 37-vjeçari shpëtoi nga kartoni i kuq. Ai u ndëshkua vetëm me të verdhin.

Giorgio Chiellini u transferua te Los Angeles në korrik të këtij viti, pas 17 vjetëve të kaluara te Juventusi.

Los Angeles është lider në tabelën Konferencës Perëndimore me 51 pikë.

Të ngjashme