City i bindur se do ta transferojë Messin

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është i vendosur që të transferojë Lionel Messin në afatin kalimtar të janarit apo në verën e vitit të ardhshëm.

Ylli argjentinas nga vera e këtij viti ka shkaktuar rrëmujë në kampin katalunas, pasi dorëzoi letrën për largim.

Mirëpo, 33-vjeçari u bind nga familja e tij që të qëndronte edhe më tej në Camp Nou, mirëpo situata nuk ka ndryshuar aspak për të mirë.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Manchester City është duke e bërë të pamundurën që të transferojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Por, Citiy është në dijeni se edhe Paris Saint-Germain i do shërbimet e argjentinasit, derisa El Chiringuito raportoi se tashmë ka një marrëveshjes me lojtarit dhe klubit nga Ligue 1.

Vera e vitit të ardhshëm do të jetë vendimtare për atë se ku do të luajë Messi, shkaku që kontrata e tij me Barcelonën skadon në qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme