City mposht Sunderlandin për t’u kthyer në vendin e tretë

Prishtinë | 05 Mar 2017 | 19:20 | Nga

Manchester City ka mposhtur Sunderlandin 2 me 0 në xhiron e 27-të të Premier Ligës për t’u kthyer në pozitën e tretë të tabelës, një ditë pasi atë ia zuri Liverpooli.

Sergio Aguero dhe Leroy Sane i sollën fitoren ekipit të Pep Guardiolas me golat në minutat 42 dhe 59.

“Qytetarët” tani kanë 55 pikë në tabelë me 26 ndeshje të zhvilluara. Një më shumë ka Tottenhami e tetë më shumë Chelsea që është lider.

Të ngjashme