City në garë për Haalandin

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City është futur në garë për shërbimet e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, ka njoftuar të premten tabloidi anglez “The Sun”.

Bëhet e ditur se City tashmë ka kontaktuar Red Bull Salzburgun, pasi dëshiron që t’i siguroj shërbimet e Haalandit në fund të këtij edicioni. Për kartonin e sulmuesit 19-vjeçar, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Haaland këtë edicion po shkëlqen te ekipi austriak, pasi ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje. Ai në janar të këtij viti iu bashkua Salzburgut nga Molde për pesë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Interesim për Haalandin kanë treguar edhe Manchester Unitedi, Chelsea e Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme