Clijsters humbet, por bind në rikthimin e saj në tenis

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Tenistja belge Kim Clijsters ka impresionuar në meçin e saj të parë zyrtar në tenis pas gati tetë viteve. Clijsters të hënën mbrëma u mposht në raundin e parë të turneut në Dubai, nga spanjollja Garbine Muguruza me 2:0 në sete (6:2, 7:6). Clijsters 36-vjeçare arriti të rivalizonte fuqishëm në setin e dytë, Muguruzan, finalisten e Grand Slamit “Australian Open”.

Ish-tenistja numër një së pari u tërhoq nga sporti në vitin 2007. U rikthye në tenis në vitin 2009, duke fituar dy herë “US Openin” dhe një herë “Australian Openin”, para se të tërhiqej sërish në vitin 2012. Tenistja belge, që tash ka tre fëmijë, në shtator të vitit të kaluar bëri të ditur se do të tentojë rikthimin në tenis. Si ish-teniste numër një në botë, Clijsters i ka dyert e hapura të marrë pjesë në turne në WTA. Në total Clijsters gjatë karrierës ka fituar katër turne Grand Slam në konkurrencë individuale.

Të ngjashme