Conte dhe Interi e “falin” Arturo Vidalin

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal raportohet se nuk do të gjobitet nga Interi për reagimin pas zëvendësimit kundër Juventusit të martën në Kupën e Italisë.

Kiliani nuk ishte i lumtur me vendimin e Antonio Contes që e zëvendësoi atë me Christian Eriksenin në minutën e 73-të.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori ra nga niveli pas minutës së 60 dhe për këtë Conte ndërhyri.

33-vjeçari që ka luajtur 25 ndeshje zyrtare që prej transferimit nga Barcelona, megjithatë do të falet, nuk do të gjobitet për reagimin që bëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme