Conte: Futem në zjarr për lojtarët e Interit

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është aq i kënaqur dhe i lumtur me lojtarët e tij në Inter, saqë ka thënë se është i gatshëm ta fusë veten në zjarr për ta, pas fitores së zorshme 1:0 kundër Cagliarit.

Interi e hoqi të zitë e ullirit për ta mundur Cagliarin të dielën në mesditë dhe e arriti atë falë një goli të Darmian.

Falë kësaj fitoreje, e cila ishte e 11-ta më radhë, Interi ka një epërsi prej 11 pikëve ndaj Milanit në krye të Serie A, tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

“Shumë prej lojtarëve të mi nuk e kanë përjetuar këtë presion dhe unë jam vërtet i kënaqur me atë që po e bëjnë ata. Jemi përmirësuar shumë në dy sezonet e fundit”, tha Conte pas ndeshjes.

Conte u pa duke festuar me lojtarë dhe madje duke e puthur Achraf Hakimin, i cili asistoi te goli i fitores.

“Nuk e cilësoj veten si vëllain e tyre të madh, por nganjëherë i puth në kokë lojtarët e mi. Ata e dinë se unë jam i gatshëm të futem në zjarr për ta. Hakimi e meritoi e po ashtu edhe Darmian”, shtoi Conte.

Disa lojtarë të Interit u panë duke stërvitur edhe pas ndeshjes. Interi e viziton Napolin në ndeshjen e radhës të dielën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme