Courtois e do Hazardin te Reali

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois ka thënë se do të dëshironte që Eden Hazard t’i bashkohet te Real Madridi.

Hazard zbuloi në shkurt që e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, por belgu ende nuk ka zbuluar më shumë.

“Nuk e di nëse ai do të nënshkruajë për Real Madridin, e as nuk e di nëse klubi e do atë”, ka thënë Courtoius për Onda Cero të mërkurën.

“Për mua ai është një lojtar shumë i mirë, por unë nuk vendos për ato gjëra”.

“Secili vendos çfarë të bëjë me jetën e tij. Për mua, ai është njëri nga më të mirët në botë, dhe si mik do të dëshiroja që ai të ishte këtu”.

Të ngjashme