Coutinho mund të ketë të ardhme te Barcelona

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, mund t’ia jap edhe një rast Philippe Coutinhos, i cili është i huazuar te Bayerni.

“Mundo Deportivo” shkruan se holandezi do të takohet me Coutinhon pas finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Parisit dhe Bayernit, për të diskutuar dhe për të parë planet që ka lojtari.

Coutinhos i përfundon huazimi te Bayerni pas finales së Championsit dhe do të kthehet te Barcelona, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2023.

Për 27-vjeçarin interesim të madh ka shfaqur Chelsea.

Të ngjashme