Coutinho s’e përjashton mundësinë e largimit nga Barcelona

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho e ka pranuar se e ardhmja e tij në futboll mund të jetë larg Barcelonës, pasi shënoi në fitoren me rezultat 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Coutinho e dyfishoi epërsinë në ndeshjen e mbrëmshme pasi Lionel Messi e shënoi golin e parë, nga pika e penalltisë. Braziliani i ndihmoi skuadrës së tij ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Braziliani nuk ka qenë në formë shumë të mirë që nga transferimi i tij nga Liverpooli, në janar të vitit të kaluar, për 142 milionë euro. Kjo ka bërë që të spekulohet për një kthim të mundshëm të tij në Premierligë.

Coutinho e pranoi dhe forma e tij ka qenë nën nivelin që ishte pritur nga tifozët e Barcelonës dhe nuk pranoi ta përjashtojë mundësinë e largimit nga kampioni në fuqi i La ligës.

“Gjatë javëve të fundit, ndoshta edhe muajve, unë nuk kam qenë duke luajtur shumë mirë, por dua që ende të përmirësohem. Erdha në Barcelonë për ta dhënë maksimumin tim”, ka thënë Coutinho.

“Unë e përjetoj çdo moment. Ti kurrë nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Vetëm mund të them se jam i lumtur me paraqitjen time sonte”.

Coutinho i ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon, katër prej të cilave në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme