Coutinho zëvendësim i Hazardit

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho mund ta zëvendësojë Eden Hazardin në Chelsea.

Sipas Independent, The Blues po planifikojnë blerjen e brazilianit të Barcelonës, pasi që Hazard pritet që të bashkohet me Real Madrid.

Ai shihet si futbollisti më i duhur për ta plotësuar boshllëkun që belgu do ta lë në verë.

Në anën tjetër Coutihno nuk ka arritur që ta gjejë vetën aq, në Camp Nou, prandaj klubi që drejton Maurizio Sarri mund të jetë zgjidhje edhe për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme