Cristiano Ronaldo ‘ngacmon’ Dybala-n gjatë konferencës “live” (Video)

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala ishin protagonistë në derbin që u luajt mbrëmë Inter-Juventus, ku u përfundua me rezultatin 1-2.

Gjatë intervistave në fund të ndeshjes, portugezi u tregua “ngacmues” ndaj shokut argjentinas, i cili ishte duke folur “live” për mikrofonat e “Sky Sport”.

CR7 kaloi pas Dybala, pastaj u ndal, i pëshpëriti diçka në vesh kolegut bardhezi, i cili buzëqeshi para kamerave. Po ashtu, numri 10 i “Zonjës së Vjetër”, që shënoi golin hapës të supersfidës së mbrëmshme, mori një puthje pas qafës edhe nga Bonucci, i cili u alternua me të në mikrofon.

Një mbrëmje gëzimi i ligjshëm te Juventusi…Mediat italiane zbuluan edhe atë që i përshpëriti në vesh kolegut të tij ylli portugez. Ishte fjala “siuuu”, ose ulëritja e tij tipike kur feston një gol, bashkë me tre gishtat që i vendos sipër fytyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme