Cutrone i prekur me Coronavirus, flet agjenti

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Cutrone ishte një nga lojtarët e Fiorentina të prekur me Covid-19, dhe një nga 11 të prekurit në Serie A.

Lojtari duket se së fundmi po ndihet më mirë, edhe pse po lufton me këtë virus. Kështu të paktën ka thënë agjenti i tij.

“Patrick është më mirë, ai është në shtëpi dhe po kalon ditët e nevojshme për të përballuar virusin” ka thënë agjenti i lojtarit.

“Falë Zotit të dy ai dhe e dashura e tij janë më mirë. Ata kurrë nuk kanë qenë shumë keq, por kanë pasur ethe dhe tani po përmirësohen” ishin fjalët e agjentit Branchini.

Cutrone është lojtar i Wolverhampton por luan si i huazuar te skuadra nga Firenze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme