“Dardanët” do të nisen sot drejt Qipros me mision fitoren

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës do të niset sot drejt Qipros me mision të qartë – ta nisë pozitivisht kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë këtë muaj katër ndeshje në kuadër të Grupit 2 në Ligën C.

Ata u përgatitën disa ditë në Kosovë para nisjes së sotme drejt tokës qipriote, shkruan “Gazeta Express”.

Verdhekaltrit synojnë të bëjnë paraqitje pozitive në ndeshjen e nesërme, ndërkohë që nuk e kanë fshehur as synimin e tyre për ta fituar këtë lojë.

Më pas, trupa e trajnerit Alain Giresse do t’i zhvillojë dy ndeshje në shtëpi, me Greqinë më 5 dhe me Irlandën e Veriut më 9 të këtij muaji.

E maratonën e ndeshjeve të pjesës së parë të qershorit Kosova do ta mbyllë me ballafaqimin që do ta ketë me Greqinë në udhëtim më 12 të këtij muaji. 

Të ngjashme