“Dardanët” e rinj barazojnë me Rusinë

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës U19, ka barazuar në ndeshjen e parë kundër Rusisë, në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilat do të zhvillohen në Uells, raporton EkonomiaOnline.

Dardanët e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1:1, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me angazhim maksimal të të dyja palëve.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët tanë në minutën e 11-të, kur Adonis Aliu shënoi një gol me mjeshtëri me parabolë në përballje me portierin rus.

Megjithatë, gëzimi i Dardanëve zgjati vetëm një minutë, pasi rusët pas një aksioni nga krahu i djathtë arritën të barazojnë shifrat me golin e Igor Shkolik nga brendësia e zonës. Festa e dardanëve nuk zgjati shumë, ku rezultati u barazua nga Rusia në minutën e 18-të.

Ndeshjen e dytë kundër Polonisë, më 16 nëntor dhe ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Të ngjashme