Darmian e mendon largimin nga United: Më mungon Italia

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian ka lënë të nënkuptohet se dëshiron një rikthim në Serie A.

Ai ka thënë se i mungon shumë Italia, shkruan Goal.

29 vjeçari ka nënshkruar për Djajtë e Kuq në vitin 2015, por që nuk ka arrit që ta rehatojë veten në Old Trafford – duke mos qenë i favorizuar i Jose Mourinho.

“Më duhet të them, më mungon vërtetë tash Serie A dhe Italia”.

“E di se jam pjesë e një prej klubeve më të mira në botë dhe jam shumë krenar që jam në Manchester United, por që më mungon Italia. E dua vendim tim”, është shprehur ai.

“Rikthimi në Itali është një objektivë imja. Roberto Mancini nuk më ka ftuar ende, por shpresoj që ta bëjë në të ardhmen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme