De Jong flet pas eliminimit nga Tottenham Hotspur

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Frenkie de Jong me plot emocione ka shpjeguar humbjen nga Tottenham Hotspur.

Frenkie de Jong ndihet krenar për rrugëtimin e Ajaxit deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, mesfushori ka pranuar se fundi ishte plot dëshpërim në disfatën dramatike 2:3 nga Tottenham Hotspur në minutat e fundit të takimit, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se e merituam ta arrijmë finalen për shkak të mënyrës se si kemi luajtur në këtë garë, por edhe sonte në pjesën e parë. Por, edhe Tottenhami e meritoi finalen me paraqitjen në pjesën e dytë të ndeshjes”, ka thënë De Jong, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Barcelonën.

“Mendoj se ne e shijuam çdo gjë që bëmë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ishte si një përrallë. Fatkeqësisht, ishte një përrallë me fund të hidhur. Është shumë zhgënjyese ta humbësh finalen në sekondat e fundit”, u shpreh ai. 

Të ngjashme