De Jong mbetet te Barcelona

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Frenkie de Jong raportohet se ka vendosur përfundimisht për të qëndruar te Barcelona.

Mesfushori holandez ishte i lidhur me një largim nga “Camp Nou” që nga fillimi i afatit kalimtar të verës, por kjo nuk pritet që të nodhë – transmeton Gazeta Express.

De Jong dhe agjenti i tij janë gati të nisin bisedimet me klubin për të ristrukturuar kontratën, ku parashihet edhe ulja e pagës se lojtarit – ka raportuar këtë të shtunë gazeta spanjolle, “SPORT”.

Manchester United ishte klubi më interesuar për 25-vjeçarin, teksa së fundi në garë ishte futur edhe Chelsea.

Ndryshe, Frenkie de Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

Të ngjashme