Debate të ashpra në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, Agim Ademi kërkon votëbesim

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 15:49 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së po zhvillohet me debate të shumta, raporton Ekonomia Online.

Agim Ademi, kryetar i FFK-së ka kërkuar votëbesim nga delegatët e pranishëm.

“Për këto vite që kam udhëhequr kemi ardhur këtu për të vërtetuar mandatin. Duke e ditur që mandati im është deri në vitin 2022 Komiteti Olimpik dhe ministria ka pasur zëra që mandati im të vazhdojë apo jo”.

“Asnjëherë s’kam nejt me zor në futboll dhe nuk rri. Asnjëherë nuk është me rëndësi individi në krahasim me institucionin. Prandaj sot kom vendos të kërkojë mirëbesimin e juaj”, tha Ademi.

Por që për këtë propozim pati kundërshtime nga disa delegatë të cilët e lëshuan sallën.

Trajneri i “Llapit” Tahir Batatina, tha se kjo kërkesë është dashur që të bëhet me shkrim dhe se votëbesimi duhet të kërkohet nga Kuvendi e jo vet Ademi.

“Futbolli i Kosovës ka evoluar, ka njerëz që e duan futbollin e jo interesin personal. Duke pa që po shkelet statuti i federatës këtë e bën kryetari aktual që me 15 janar ka përfunduar mandati i tij”.

“Nuk mund të zgjidhet një komitet kur kemi një kryetar, këtë e bëjnë njerëzit tonë. Njerëzit për interesa personale duan ta mbajnë të uzurpuar FFK-në”.

“E dimë që është garë ajo duhet të fitohet sinqertë. Kemi shpreh pakënaqësi duam ndryshime për hir të futbollit. Nëse japim për futboll s’duhet dikush të hedh poshtë investimet tona”, tha ai

“Vërejtje për disa anëtarë nuk kanë të drejtë të jenë delegatë, ata janë në kundërshtim të plotë me statutin e FFK-së. Ju bëjë me dije se këta persona s’kanë të drejtë të marrin pjesë, Muharrem Sahiti merr, Arta Osmani s’mund të jetë pjesë e Kuvendit, Përparim Hasan pasi përben konflikt interesi”, theksoi ai.

Remzi Ejupi, kryetar i klubit të futbollit “Prishtina”, tha se nuk di pse Ademi duhet t’i përçajë delegatët.

“Kemi ardhur këtu për zgjedhjen e anëtarëve te Komitetit. Nuk kemi ardhur për votëbesim”.

Ademi sërish morri fjalën duke thënë se ka të drejtë të kërkojë votëbesim, raporton EO.

“Kam të drejtë me kërkuar votëbesimin kur të dua, nuk po ju shti në përçaje. Nuk keni pse me reaguar në këtë formë”.

“Është e drejtë e imja çështja e mandatit tim. Kur dua e lypi votëbesimin kur dua e kërkoj dorëheqjen”.

Zeka: Nuk më pengon Agimi si kryetar, por duam t’i heqim pakënaqësitë tona

Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishte edhe kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka – Beki.

Ai ka shprehur disa nga pakënaqësitë e tij në drejtim të FFK-së.

“Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të folët njëjtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë”, ka thënë Zeka.

“Jemi grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë”, vlerësoi i pari i 89-shit. Duam që të përfundojë kampionati sa më mirë, të dihet fati i mjeteve për klubet e Superligës. Kërkoj nga ti kryetar që të jemi pjesë e atyre që dhanë në FFK”, deklaroi Zeka.

“Për hir të futbollit dhe korrektësisë, të shkojë puna siç është më së miri. Nuk më pengon Agimi si kryetar, por dua që t’i heqim pakënaqësitë tonë dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit”, shtoi ai.

Të ngjashme