Dembele dëshiron ta braktisë Barcelonën për Newcastle Unitedin

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele dëshiron të largohet nga Barcelona dhe t’i bashkohet Newcastle Unitedit në fund të këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë, raporton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të tjera qysh nga janari dhe të largohet falas në verë.

Sipas Goal.com, 24-vjeçari synon t’i bashkohet klubit të Premierligës Newcastle, i cili së fundmi u ble nga sheikët arabë.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta mbajë ende Dembelen, megjithatë, pasi i ka bërë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes për edhe dy apo tri vjet të tjera.

Por oferta e klubit ka rënë në vesh të shurdhër, pasi menaxheri i Dembeles nuk i është përgjigjur asaj.

Besohet se Newcastle do të ishte i gatshëm t’i ofronte Dembeles marrëveshje të majme pesëvjeçare me pagë vjetore prej 15 milionë eurove. 

Të ngjashme