Dënohet Verona për racizmin ndaj Balotellit, klubi dënon kryefansin

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian Hellas Verona është urdhëruar të luajë ndeshjen e ardhshme në stadiumin e vet me pjesë të mbyllura, pas abuzimit racist ndaj Mario Balotellit. Klubi në anën tjetër, ka dënuar kryetarin e grupit ultras të klubit për 11 vjet.

Sulmuesi i Brescias Balotelli gjuajti topin në drejtim të shikuesve dhe kërcënoi se do të dilte nga fusha pas abuzimit racist në ndeshjen e së dielës në Verona, të cilën kjo skuadër e fitoi 2 me 1.

Të martën, komisioni disiplinor urdhëroi mbylljen e një pjese të stadiumit, e ky vendim erdhi pasi Verona vendosi t’ia ndalojë kryetarit të ultrasëve të përcjellë Veronan në stadium për 11 vjet.

Luca Castellini kishte thënë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Liverpoolit, kurrë “s’mund të jetë tërësisht italian”.

Klubi deklaroi se komentet e tij ishin “seriozisht” kundër “parimeve etike dhe vlerave të klubit tonë”.

Të hënën, Balotelli iu përgjigj Castellinit duke thënë se komentet e tij “s’kishin të bënin me futbollin”.

Të ngjashme